16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Bletët gjallërojnë prodhimin e luleshtrydheve organike

Më të lexuarat

Falë bletëve që përdoren kundër luftës me sëmundjet biologjike dhe në pjalmim, në kultivimin e luleshtrydheve është arritur trefishimi i prodhimit të këtij fruti.
 
Bletët kanë gjallëruar prodhimin e luleshtrydheve organike.
Në projektin “Luleshtrydhe me bletë”, që ka filluar të aplikohet me mbështetjen e fondeve të Bashkimit Evropian, bëjnë pjesë 7 vende, përfshi edhe Turqinë.
Për këtë projekt bujqësor organik si fillim është zgjedhur rajoni Erzincan, i cili po e zbaton me sukses projektin që prej 2 vjetësh.
Prodhuesit e luleshtrydheve përfitojnë nga veçoritë e shumta të bletëve duke filluar nga pjalmimi.
 
Bletët e Mjaltit lënë mbi lule baktere dhe mikrorganizma të dobishme.
Luleshtrydhet organike të prodhuara në këtë mënyrë, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por ato e habisin konsumatorin edhe me pamjen dhe aromën e tyre.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit