9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Blerja e aparateve për kumar,reagon Lëvizja Anti-Bixhoz

Më të lexuarat

Lëvizja Anti Bixhoz, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë  që videollotaria shtetërore e Maqedonisë, do të furnizohet me 1500 aparateve për kumar, vlera e të cilave do të arrijë mbi 6.5 milion euro.Nga kjo Lëvizje kanë thënë se ky është një vendim skandaloz, pasi që qeveria në vend se të merret me zgjidhjen e problemit të kazinove ajo stimulon këtë veprimtari edhe më tej.Ai ka thënë se pikërisht kjo garniturë qeveritare ka bllokuar ligjin për kazinot.Blerja e aparatave është thikë pas shpine për Lëvizjen Antibixhoz, si nga partitë në pushtet poashtu edhe nga partitë në opozitë, njofton Tv Koha.

 

Blerja e aparatave shkaktoi edhe përplasje në kuvend mes deputetëve, ndërsa askush nuk jep përgjigje se pse ligji për lojrat e fatit prolongohet kaq gjatë.Nga kjo Lëvzije kanë thënë se situata do të radikalizohet nëse deri më 12 shkurt nuk sillet ligji për lojrat e fatit, I cili tashmë zvarritet një vit.Sipas informacioneve në dy debatet publike dhe në komisionin për financa dhe buxhet është pranuar kërkesa e kësaj levizje që objektet e lojrave të fatit të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve por nuk është vënë në rend dite për miratim në kuvend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit