12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Blackburn: Nxënëset dhe arsimtaret e veshin hixhabin për një ditë

Më të lexuarat

Nxënëset, studentet dhe arsimtaret festojnë mënyrën muslimane të jetës kur ato e kishin veshur shaminë për një ditë.

Shkolla e Lartë Pleckgate në Blackburn, Lancashire, Angli, shënoi dje Ditën Botërore të Hixhabit – një lëvizje ndërkombëtare e projektuar për të nxitur kohezionin e komunitetit.

Lëvizja u krijua nga  Nazma Khan, banore e New York-ut, e cila  erdhi me idenë si një mjet për të nxitur tolerancën fetare dhe mirëkuptimin, duke i ftuar femrat muslimanet dhe jo-muslimane të përjetojnë shaminë për një ditë.

Kjo ngjarje ndodh çdo vit më 1 shkurt.

Ndërsa vetëm afër pesë për qind e 63 milionë banorëve të Anglisë  janë muslimanë, nuk ka shifra zyrtare se sa femra muslimane mbulohen me shami, por dihet se numri i femrave muslimane që i mbulojnë flokët me shami është në rritje.

Abdul Hamid Kureshi, kryetar i Këshillit të Xhamive të Lancashire,  tha: Femrat muslimane janë duke u bërë më të vetëdijshme për besimin e tyre dhe janë duke e respektuar shaminë gjithnjë e më shumë.

Tani unë mendoj se kjo po ndodh gjithnjë e më shumë. Në çdo familje në qoftë se ka tri femra, të paktën njëra mbulohet me shami.

Unë mendoj se kjo ndodh për shkak se femrat e  moshës së internetit janë duke u bërë më të vetëdijshme. Ato duan të dinë se kush janë ato, dhe për besimin e tyre.

Z. Kureshi tha se Kur’ani urdhëron që femrat të vishen me modesti, dhe të mbulojnë gjoksin e tyre dhe kokën.

Stafi musliman dhe jo-musliman dhe studentet morën pjesë në këtë ngjarje në Pleckgate, organizuar nga mësuesja Shahiesta Raxha.

Ajo tha: Kjo ditë me të vërtetë, vërtetë është e mirë. Shumë anëtare të stafit u mbuluan me shami, muslimane dhe mjaft vajza jomuslimane.

Ajo i ndihmon ato për të kuptuar se si ajo duhet të ndjehet, një femër  muslimane që mbulohet çdo ditë dhe për të respektuar pse ato mbulohen me shami dhe se ato e bëjnë zgjedhjen vetë.

Kandidat parlamentar i ardhshëm për Pendle, Azhar Ali tha:

Dita Botërore e Hixhabit është bërë në të gjithë botën, në vende të ndryshme, dhe nuk është bërë me detyrim.

Kjo u jep njerëzve një perspektivë të ndryshme dhe unë mendoj se kjo i bashkon njerëzit dhe kjo është një gjë e mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit