10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

BlackBerry 10

Më të lexuarat

Prodhuesi i njohur kanadez, kompania Research in Motion, ka zbuluar versionin e ri të sistemit të saj operativ, si dhe modelin e ri të telefonit BlackBerry, i cili tani ndryshon pamje dhe duket pak a shumë sikurse rivalët e tjerë në treg.

Pajisjet e para B;ackBerry me sistemin operativ të koduar me numrin 10, do të paraqiten në treg dikur kah fundi i vitit, ndërsa kompania shpreson se këto risi do ta këndellin atë nga rënia e vazhdueshme. 

Edhe pse nuk ka shumë detaje për modelin e telefonit me sistemin e ri operativ të bazuar në QNX, BlackBerry 10 Dev Alpha me sa duket do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 4.8 inç dhe rezolucion orej 1280 x 768 pikselëve. 

Siç thuhet, BlackBerry 10 Dev Alpha do të ketë të integruar opsionin e pagesave NFC, dhe rrjetin HSPA, mikro SIM kartelën dhe detaje tjera interesante për përdoruesit final. / Tekegrafi / Kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit