5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

BlackBerry 10 lansohet më 30 janar

Më të lexuarat

Me afrimin e ditës së lansimit eventual të sistemit të ri operativ nga RIM, kompania tani ka konkretizuar datën e daljes në treg të pajisjes më të re të tyre, BlackBerry 10.
Pajisja telefonike nga RIM do të dal në treg më 30 janar të 2013 dhe pritet të dal njëkohësisht në disa shtete të ndryshme. Ende nuk ka ndonjë informatë rreth vendeve të para ku BB10 do të hyj në treg apo specifika shtesë rreth produktit.

“Në projektimin e BlackBerry 10, ekipi jonë është angazhuar në krijimin e një përvoje të veçant telefonike që vazhdimisht u përshtatet nevojave tuaja.

Me pajisjen e re, ekipi i RIM dëshiron t’u sjell konsumatorëve tanë tipare inovative të kombinuara me shfletuesin më të mirë, aplikacione të ndryshme dhe opsione të shumta.

Të gjitha këto do të integrohen në një përvojë unike të përdoruesve – BlackBerry Flow, pajisje e ndryshme nga të gjitha ato që keni parë në tregun e telefonave të mençur deri më sot,” ka thënë Thorsten Heins, drejtori ekzekutiv i Research In Motion. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit