Biznesmeni shqiptar: “Me ndihmën e Allahut, sivjet puntorëve do u jap 14 rroga”

0

Quhet Burim Piraj. Vitin e kaluar, për shkak të suksesit, arriti t’i shpërblen puntorët e tij me rrogën e 13-të në fund të vitit. Ai nuk ngeli me kaq, premtoi që në vitin e ardhshëm t’u jep puntorëve edhe rrogën 14-të. Tashmë edhe pse jemi në muajin e gjashtë, ai ju ka dhën puntorëve rrogën e 7-te.
Ky është informimi i plotë i biznesmenit shqiptar të Kosovës, Burim Piraj:
“Sot është ditë e madhe për mua.
I Madhi Allah më ka mundësuar që të realizoj planifikimet si menaxher i kompanisë MEKA Halal Food dhe sot sapo fillova lëshimin e pagës së 7 edhe pse është muaji i gjashtë, për punëtorët e kompanisë dhe e lus Zotin që të më mundësoj që me 15 Janar 2018 ti ekzekutoj pagat e 14 – ta.
I falënderoj punëtorët e kompanisë që po tregojnë angazhim në çdo aspekt dhe po e mundësojnë suksesin e përbashkët.
Tani synimi im i radhës është krijimi i kushteve për javë të punës 5 ditore me emrin e të Madhit Zot.
Qoftë paqja mbi ju!”