4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Biznesi i PlayStation humbë 36.7 milionë euro

Më të lexuarat

Sony ka raportuar humbje të mëdha për njësinë e vet PlayStation dhe biznesin e vet më të gjerë për çerekun e parë fiskal që mbaroi më 30 qershor, 2012.

Segmenti për lojëra i ndërmarrjes postoi përfitimet prej 118 miliardë jenëve (rreth 1.2 miliardë euro), që paraqet një rënie prej 14.5 për qind të të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar, teksa shitjet e harduerit dhe softuerit të PlayStation kanë shënuar rënie.

“Kjo rënie ishte në radhë të parë për shkak të shitjeve të pakta të harduerit dhe softuerit të PSP-së dhe PS3-shit, pjesërisht i mënjanuar nga kontributi i Vitas i paraqitur nga dhjetori i 2011-tës,” tha Sony.

Në përgjithësi, Sony postoi fitimet prej 1.5 trilionë jenë (rreth 15.6 miliardë euro) për çerekun, që paraqet një ngritje prej 1.4 përqind, vit-për-vit, por ndërmarrja ka pësuar një humbje në neto prej 24.6 miliardë jenëve (rreth 2.8 miliardë euro), në krahasim me një humbje prej 15.5 miliardë jenëve (rreth 1.3 miliardë euro) në të njëjtin çerek të vitit të kaluar.

Ndërmarrja poashtu uli parashikimet për përfitimet e veta në të ardhura dhe operacione për vitin e plotë fiskal i cili mbaron më 31 mars 2013. Ajo uli pritjet për të ardhura për 8.1 për qind në 6.8 trilionë jenë (rreth 70.71 miliardë euro) dhe parashikimin për përfitimet e veta nga 27.8 për qind në 130 miliardë jenë (rreth 1.3 miliardë euro).

Sony tani pret që të shes 12 milionë sisteme portative për lojëra gjatë vitit financiar, që është një rënie nga parashikimi i vet në fillim prej 16 milionëve, megjithëse kjo ndërmarrje mbrojti parashikimin e vet për 16 milionë shitje të konzolave shtëpiake. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit