Biserko: Në Serbi Kosova ka qenë gjithmonë instrument i mbijetesës në pushtet

0
11

Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi konsideron se opsioni i vetëm në Beograd kur bëhet fjala për Kosovën, është ndarja, por tash kjo është hequr nga rendi i ditës.

“Akterët ndërkombëtarë megjithatë vlerësuan se ky opsion është tepër i rrezikshëm dhe hap shumë probleme që rrëzojnë arkitekturën e Ballkanit, ku Perëndimi është angazhuar për 20 vjet. Jo vetëm që vihet në pyetje siguria e Ballkanit, por paraqet rreziqe serioze të sigurisë edhe për vetë Evropën”, tha Biserko.

Ajo shton se në planin e brendshëm Kosova ka qenë gjithmonë një instrument i mbijetesës në pushtet.

“Opozita aktuale po përpiqet të akuzojë Vuçiqin për tradhti për shitje të Kosovës dhe e akuzojnë atë për marrëveshje prapa skenës dhe mos transparencë. Mbase këtë do të vazhdojnë ta bëjnë. Akuzat mbi tradhtinë për Kosovën tregojnë se Serbia nuk e ka pranuar realitetin dhe se në thelb nuk është përcaktuar për anëtarësimin në BE, pasi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht”, ka thënë Biserko për Danas.

Ndërsa, Stefan Surliq, asistent në Fakultetin e Shkencave Politike thotë se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës tani ka më pak gjasa se një vit më parë, pasi protestat e opozitës përmbushin fuqinë e dëshiruar të kujdesit për shumë çështje, duke përfshirë Kosovën, përcjell ksp.

Sipas tij, protestat e opozitës mund të shkojnë në favor të presidentit Vuçiq.

“Së pari, për të justifikuar mungesën e një marrëveshjeje për shkak të situatës politike dhe protestave që mund të kërcënojnë Qeverinë, por edhe zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme. Në këtë mënyrë, situata në Kosovë mban një konflikt me intensitet të ulët dhe e bën atë një status të padiskutueshëm si temë dominuese dhe me prioritet në hapësirën politike në Serbi. Së dyti, me qëndrimin e opozitës, Vuçiq tek akterët ndërkombëtarë e konfirmon veten si i vetmi negociator relevant që mund të arrijë një marrëveshje. Bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se te krerët e opozitës nuk do të gjejnë bashkëbisedues në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe për këtë arsye është e sigurt që Vuçiq do të mbështetet për sa kohë ka perspektivë, domethënë, premton se rezultati do të jetë një marrëveshje”, tha Surliq.