15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Bisedimet për paqen/ Amerikanët dhe talebanet bien dakord paraprakisht

Më të lexuarat

Negociatorët amerikanë dhe përfaqësuesit e talebanëve kanë rënë dakort për draftin paraprak të marrëveshjes së paqes, që kërkon t’i japë fund një konflikti 17-vjeçar në Afganistan.

BBC shkruan se palët ranë dakord në lidhje me draftin pas 6 ditë bisedimesh intensive që u zhvilluan javën e kaluar në Katar.

Presidenti i Afganistanit ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me grupin islamik, por deri tani ishte refuzuar, ndërsa ekzekutivi i tij cilësohej një “qeveri kukull”.

Talebanët që kanë sunduar vendin nga viti 1996 deri në 2001-shin, vazhdojnë të jenë forca kryesore rebele atje.

Qeverisja e tyre mori fund pas pushtimit të Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara, në vazhdën e sulmeve të 11 shtatorit.

Al Kaeda përdori pikërisht shtetin e varfër, si bazë për të organizuar goditjen e Amerikës në zemër të saj.

Analistët mendojnë se do të duhen shumë vite që të arrihet një marrëveshje thelbësore paqeje mes dy palëve.

Përfaqësuesi special i SHBA-ve për marrëveshjen në Afganistan, Zalmay Khalilzad, ishte në Kabul për të njoftuar qeverinë afgane rreth bisedimeve.

Administrata e Donald Trumpit po shikon mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Nga ana tjetër, talebanët kanë dhënë në këmbim garanci, se asnjë grup ndërkombëtar terrorist nuk do të lejohet të përdorë terrenin afgan për të kërcënuar në të ardhmen Amerikën, apo vende të tjera./Rel.d/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit