6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bisedime Shqipëri-Turqi për shtimin e bursave studentore

Më të lexuarat

Qeveria shqiptare dhe ajo turke janë duke diskutuar për zgjerimin e bursave studentore në një prej universiteteve me në zë të Turqisë, siç është Universiteti Teknik i Stambollit (ITU).

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar në Tiranë me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Turqi, duke theksuar se prej 2 vitesh janë rreth 50 studentë shqiptarë të cilët përfitojnë bursa për të studiuar në Turqi dhe se qeveria është duke zhvilluar bisedime për shtimin e këtyre bursave.

“Tre vjet e gjysmë më parë, ne së bashku me disa miq të pranishëm investuam për themelimin e kësaj dhome dhe sot falë kësaj dhome kemi një instrument të rëndësishëm më shumë, për t’i dhënë më shumë peshë përmbajtësore bashkëpunimit tonë ekonomik.

Përpara se të them dy fjalë për këtë bashkëpunim, dua të kujtoj se qysh prej daljes nga errësira e izolimit komunist, Shqipëria ka pasur në krah Turqinë me një kontribut të vazhdueshëm me ndihmë dhe asistencë teknike në të gjitha fushat, nga infrastruktura te shëndetësia, nga bujqësia te kultura.

Mijëra studentë shqiptarë janë arsimuar dhe trajnuar në shkollat e universitetet civile dhe ushtarake të Turqisë duke u bërë një urë e rëndësishme lidhëse dhe duke mishëruar një ndër shembujt më të shkëlqyer të kësaj miqësie dhe të mbështetjes së popullit dhe vendit mik.

Prej dy vitesh, 50 studentë çdo vit kanë përfituar bursë për të studiuar në një prej universiteteve më prestigjioze të Turqisë, ITU, në Stamboll dhe bashkë me ambasadorin kemi biseduar për zgjerimin e kësaj mundësie ku studentë, të cilët klasifikohen ndër më të mirët në vendin tonë, të kenë mundësi të përfitojnë arsimin e lartë falë këtyre bursave dhe të kontribuojnë pastaj për atdheun e tyre”, – theksoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /ATSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit