10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Bisedime për format

Më të lexuarat

Brukseli ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth formatit të dialogut. Zyrtarë të BE-së kanë deklaruar se për këtë do të vendoset pas bisedimeve me palët.

Një nga arsyet që procesi nuk do të mund të zhvillohet deri në vjeshtë janë vonesat për formimin e Qeverisë së re në Beograd dhe pushimet verore.

Bashkimi Evropian ende nuk ka vendosur se në çfarë formati do të vazhdojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas zyrtarëve në Bruksel, për këtë pritet të vendoset pasi të diskutohet me të dyja palët.

Sipas burimeve të gazetës “Express”, BE është duke pritur edhe formimin e Qeverisë në Beograd për të proceduar më tutje.

“Para se të mund të vazhdojmë, duhet të formohet Qeveria në Beograd. Kur të bëhet kjo, do të diskutojmë me të dyja palët se cila do të jetë mënyra më e mirë për të vazhduar dialogun”, ka thënë një zyrtar i BE-së i afërt me dialogun.

Një ditë më parë, lehtësuesi i bisedimeve Robert Cooper vizitoi Kosovën dhe takoi Kryeministrin Hashim Thaçin, por jo edhe kryenegociatoren Edita Tahiri.

Zyrtarët e BE-së thonë se është në dorën e Thaçit të vendosë se kush do të marrë pjesë nga pala kosovare në takime me zyrtarët evropianë.

“Takimi ishte me Thaçin edhe natyrisht varet nga ai që të vendosë se kush merr pjesë në takime nga pala kosovare. Nuk di ma shumë diçka se kjo, por kam parë raportet mediale ku z. Kuçi thotë se zonja Tahiri mbetet në këtë pozitë”, ka thënë zyrtari evropian. /Telegrafi / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit