7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Bisedë telefonike Erdogan-Abbas: Bota të mos qëndrojë spektatore ndaj tiranisë izraelite

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka realizuar të hënën vonë një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas.

Siç bëjnë të ditur burimet presidenciale turke, gjatë kësaj bisede telefonike janë marrë në shqyrtim protestat e fundit në kufirin e Gazës, me pasojë martirizimin e 59 palestinezëve dhe plagosjen e mbi 2.500 të tjerëve nga ushtarët izraelitë, për shkak të transferimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Kreu i shtetit turk ka dënuar fuqishëm vendimin e SHBA-së për “transferimin e ambasadës së saj në Jerusalem” duke provokuar shkallëzimin e tensionit në rajon, si dhe sulmet barbare të Izraelit kundër civilëve palestinezë.

“Lus mëshirën e Allahut për viktimat dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, ka thënë Erdogan, cituar nga burime presidenciale në Ankara.

Bëhet e ditur gjithashtu se dy liderët kanë shkëmbyer mendime në lidhje me atë se çfarë mund të bëhet përballë zhvillimeve dramatike në Palestinë duke theksuar se bota s’duhet të qëndrojë spektatore ndaj kësaj tiranie të Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit