12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Bisedë me shpirtin

Më të lexuarat

Natën kur gjithçka qetësohet dhe kur gjumi ngadalë kërkon sytë tu e mendimet bredhin si era mes drunjve, kur nga thellësia ndihet zëri i shpirtit tënd dhe përderisa të gjithë flenë dialogu juaj fillon:

“Shpirti im, ndalu dhe mendo, ktheju Mbrojtësit tënd. Tërë jetën e ke kaluar në gabime, andaj mjaft më! Pse adhurimet i anashkalon dhe bën hixhret (largohesh) nga feja, ndërsa pason epshet?!”

Shpirti: “Lëri më këto këshilla, jeta, siç e sheh, është e shkurtër, ndërsa gara për jetë është adhurim, kështu i kam dëgjuar të flisnin njerëzit.”

“Gara për jetë nuk është adhurim. Ngadalë, je duke shkuar në drejtim të gabuar! Me të vërtetë dynjaja është një kënaqësi e shkurtë, sa do të mira që t’i jep, në fund prapë të fundos.”

Shpirti: “Vërtet mendon se ashtu do të kalojë jeta?! Mua nuk më intereson ajo që të mundon ty. Pse mendon për udhëzim?! Ç’farë do nga unë?!”

“Ta dua të mirën. Brengosem kur bën mëkate, sepse për to ka dënime.”

Shpirti: “Largoju këshillave dhe jetoje këtë jetë plotë me kënaqësi.”

“A nuk ke qenë i varfër dhe i zbrazur nga brenda, kurse Mbrojtësi me mirësitë e Tij të ka pasuruar?!  Kurse, ti bën mëkate me mirësitë që Ai t’i ka dhënë. Mendo, pra pak për atë që të është dhuruar!”

Shpirti: “Atë pasuri vet e kam fituar. Tërë mundin tim e kam shpenzuar. Ajo nuk më ka ardhur derisa rrija në shtëpi, por kam vrapuar dhe jam munduar për të.”

“A nuk je shtrirë ndonjë ditë i sëmurë, i pafuqishëm, i lodhur, i pikëlluar, pa lëvizur fare?! Mjekët ishin të pafuqishëm për të përmirësuar gjendjen tënde. Atëherë, a thua vallë kush ta dhuroi shërimin nëse nuk është Ai?!”

Shpirti: “Është normale që çdo njeri të sëmuret nganjëherë. Në jetë, sëmundja dhe shëndeti e zëvendësojnë njëra tjetrën. Me këtë pajtohen të gjithë dhe këtë nuk e gjykojnë.”

“Mendo për të mirat që të janë dhuruar dhe mos të të mashtrojë ajo që është kalimtare! Jeta është si fusha në të cilën ti je vetëm bujk dhe kështu do të endesh në dynjallëkun, me një jetë plot dhembje dhe nesër do të largohesh nga ajo, duke lënë të gjitha pas vetes. Zgjidhe vendin tënd në botën tjetër para se të vdesësh, ndërsa kjo botë është vetëm ajo çfarë arrin deri te veshi yt.”

Shpirti: “Ngadalë, o njeri pashë Allahun, më mallëngjeve më këtë që thua! Unë jam duke u fundosur në detin e epsheve, andaj zgjatma dorën! Më nxirr në bregun e udhëzimit që edhe sytë e mi ta shohin dritën e tij…

“Unë nuk e shfajësoj veten time, sepse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë.”

 

Përkthru: Arsim SYLA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit