11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Biohakeri bën implant në krah një sensor me madhësinë e një smartfoni

Më të lexuarat

Imazhet që po shihni nuk i përkasin serisë së fundit të filmit “Saw.” Ato janë në fakt foto reale ku tregohet krahu i biohakerit Tim Cannon, i cili ka bërë implantin e një çipi kompjuterik Circadia 1.0.

Ai ka madhësinë e një smartfoni dhe është vendosur poshtë lëkurës në pjesën e parakrahut.

Sensori karikohet pa kabëll dhe është zhvilluar gjatë një kohe prej 18 muaj nga Cannon dhe disa hakerë dhe artistë të tjerë në Grindhouse Wetware.

Qëllimi i këtij sensori është monitorimi i shenjave jetike si dhe transmetimi i të dhënave në kohë reale përmes Bluetooth-it tek pajisja e tij Android.

Për shembull, Circadia 1.0. mund të dërgojë një mesazh kur ndjen se personi ka temperaturë.

Më pas pajisja mund të ndihmojë në gjetjen e shkaqeve të temperaturës. Në versionet e ardhshme të sensorit pritet të shtohen funksionalitete si monitorimi i pulsit dhe shpresohet që të realizohet një model më i vogël.

Procedura e kryerjes së kësaj ndërhyrjeje nuk aprovohej nga mjekët prandaj Cannon rekrutoi disa pionerë që merren me ndërhyrjet në trup për të kryer operacionin. Jo vetëm kaq, por edhe atë e bëri pa anestezi.

Ai është shprehur se pajisja do të kushtojë rreth 500 $ kur të hidhet në treg pas disa muajsh.

Por, për sa kohë procedura e operacionit nuk do të miratohet nga ana mjekësore, njerëzit që duan ta fusin atë në trup duhet të gjejnë mënyra si ajo e Cannon, e cila kushton rreth 200 $./PCWorld

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit