11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Bio-ushqimet, ja gjashtë ushqimet që duhet t’i blini bio

Më të lexuarat

Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Ndaj, ne këtë herë, ju sugjerojmë ato më të rëndësishmet për t’i konsumuar bio.

Ka disa ushqime që përmbajnë më shumë pesticide nga disa ushqime të tjera. Ne gjetëm këshillat e një eksperteje italiane për të ditur se cilat janë dhe përse na leverdis që t’i blejmë në versionin sa më origjinal apo thënë ndryshe bio.

Kungulli

Kjo perime trajtohet me produkte të ndryshme kimike, sepse ajo “goditet” nga infeksione të ndryshme. “Është më mirë që kungujt e njomë t’i blini bio, për faktin se ata përdoren edhe në ushqimin e fëmijëve pas lënies së ushqyerjes me gji”, këshillojnë ekspertët.

Molla

“Është një frutë shumë e sulmuar nga insektet dhe për këtë arsye mund të jetë subjekt i rreth 30 trajtimeve me pesticide, të cilat më pas depozitohen pothuajse tërësisht në lëkurë”, shpjegon Renata Alleva, një specialiste italiane e shkencave të ushqimit. “Nëse mollët i zgjidhni bio, atëherë ju mund t’i hani ato bashkë me lëkurën.”

Specat

Specat janë si sfungjeri, ato thithin kimikate të ndryshme përmes lëkurës, e cila është shumë e hollë. Ndaj larja e tyre në mënyrën e duhur dhe heqja e lëkurës do të zvogëlonte praninë e helmeve.

Patatet

Në raport me peshën, patatet kanë më shumë pesticide në krahasim me çdo lloj ushqimi tjetër: “Një studim i fundit ka treguar se kjo perime është shumë e kontaminuar me kadium, një metal toksik kancerogjen”, konfirmon specialistja.

Pjeshkat

Shkencëtarët kanë gjetur më shumë se 50 përbërës pesticidesh, si te pjeshkat vendase ashtu edhe tek ato të importuara. “Në këtë rast, pranohet të thuhet se fermerët e trajtojnë këtë pemë me pesticide më shumë se çdo frutë tjetër. Ja përse është më mirë të blini ato biologjike”, komenton ekspertja.

Sallata jeshile

Rreth dy të tretat e mostrave të sallatave jeshile të analizuara, kanë treguar mbetje të pesticideve. “Sallata kultivohet më së shumti nëpër serra, ndaj trajtimet kimike nuk zhduken në ajër”, thotë Alleva.

Çfarë janë ushqimet bio?

Ushqimet bio janë ato ushqime që i kanë ruajtur përbërësit e tyre natyralë dhe që nuk kanë përbërës të shtuar artificialisht apo kontaminime gjatë prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të tyre. Kërkime dhe studime të shumta kanë treguar se produktet bio janë më të pasura me substanca që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh.

Një studim amerikan i departamentit të agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e fundit përmbajtja e minerale dhe vitaminave në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse, kjo për shkak edhe të produkteve kimike që përdoren. Sot, të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.

Ushqimet biologjike kushtojnë mesatarisht 30 për qind më shumë se produktet e zakonshme. Por kjo është plotësisht e justifikuar, sepse duke ngrënë kështu, “kursen” te shëndeti: është një investim afatgjatë për të ruajtur cilësinë e jetës. Çmimi i lartë ka të bëjë me faktin se duke mos përdorur asnjë produkt kimik, është e nevojshme të punësosh më shumë punëtorë. Për më tepër, fushat prodhojnë shumë herë më pak produkte, që rriten natyralisht pa ndërhyrje. Kjo është e domosdoshme për të pasur sukses. /Gazeta-Shqip.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit