7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Binom i përjetshëm i kurave

Më të lexuarat

Refreni më domethënës, që do të mbahet mend më gjatë, në këtë pandemi globale, ndoshta nuk do të jetë as kura e sëmundjes, as ai që do ta zbulojë atë, as numri i të vdekurve dhe as numri i të infektuarve, dhe as karantina vetë, por me shumë gjasa do të jetë udhëzimi profilaktik: “Lani duart!”.
Tingëllon shumë ironike, madje therëse deri në palcë të qytetërimit të sotëm modern, fakti kokëfortë se në kulmin e zhvillimit të tij teknologjik, larja e duarve do të ishte mburoja më e fortë e jetës njerëzore. Vërtet, disa gjëra nuk vjetrohen kurrë.
Ata që na mësuan të lajmë trupin, para qindra dhe mijëra vitesh, na mësuan të pastrojmë edhe shpirtin, duke mos i ndarë ata kurrë nga njëri-tjetri.
I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Nëse një lumë do të ndodhej pranë portës së ndonjërit prej jush, ku do të lahej pesë herë (në ditë), a do t’i mbetej atij ndonjë zgjyrë?”
I thanë: “Jo, nuk do t’i mbetej asnjë zgjyrë.”
Atëherë, Profeti tha: “Kështu janë edhe pesë faljet, Allahu fshin me to gabimet.” (Muslimi 667)
Ashtu siç kjo sëmundje u mësoi, apo u rikujtoi njerëzve rëndësinë jetike të pastërtisë trupore individuale, ashtu ajo duhet t’i përmendë ata nga harresa, neglizhenca dhe detyrimi individual, për të qenë mirënjohës ndaj Krijuesit. Shpirti i çdo njeriu në këtë botë ka nevojë pikërisht për këtë pastrim, që ai të mos sëmuret dhe të vdesë, siç sëmuren dhe vdesin trupat tanë nga viruset.
Krijuesi ynë është aty, duke na pritur gjithsecilin nga ne, t’i kthehemi Atij.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit