10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Binjakëzohet qyteti i Gostivarit dhe Kilis nga Turqia

Më të lexuarat

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe mes qyteteve, ndërsa më pas u nënshkrua protokolli që bën Gostivarin dhe Kilisin qytete të binjakëzuara

 

Mes qytetit të Gostivarit dhe atij Kilis nga pjesa juglindore e Turqisë u nënshkrua protokoll për binjakëzim, raporton Anadolu Agency (AA).

Një delegacion i kryesuar nga kryetari i komunës së Kilisit, Hasan Kara, ka vizituar Gostivarin, me ç’rast u takuan me kryetarin e kësaj komune, Arben Taravari.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe mes qyteteve, ndërsa më pas u nënshkrua protokolli që bën Gostivarin dhe Kilisin qytete të binjakëzuara.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Taravari përshëndeti binjakëzimin e qytetit të tij me qytetin turk, si dhe vlerësoi vizitën e delegacionit të komunës turke. Ai bëri të ditur se Kilisi gjendet në afërsi të kufirit të Turqisë me Sirinë, një qytet prej për afërsisht 130 mijë banorësh.

Duke folur për vendimin e binjakëzimit, Taravari tha se ishte vendim i përbashkët i dy komunave me iniciativë të një qytetari nga Gostivari, që jeton në Stamboll.

“Sot e nënshkruam marrëveshjen për bashkëpunim. Uroj dhe shpresoj që të kemi bashkëpunim në të gjitha nivelet, në arsim, kulturë, eventualisht në investime nga të dyja anët”, u shpreh Taravari.

Nga ana e tij, kryetari i komunës së Kilisit, Kara, shprehu kënaqësinë që gjendet në Gostivar, duke shtuar më tej se mes Gostivarit dhe Kilisit gjenden shumë veçori të përbashkëta.

“Veçoria më rëndësishme është ajo se siç e di, Gostivar domethënë vendi ku priten në mënyrë të shkëlqyer mysafirët, atje ku jetojnë mirë mysafirët. Edhe Kilisi tani është vendi që më së shumti pret mysafirë. Ne gjithashtu i themi edhe qytet i shpresës dhe paqes”, tha Kara.

Më tej, duke treguar se për shkak të luftës në Siri qindra mijëra persona janë strehuar në Kilis dhe se 60 për qind të qytetit e përbëjnë sirianët të cilët i vlerësojnë si ‘vëllezër”, Kara tha se gjithashtu edhe në Gostivar shqiptarët, turqit dhe popujt e tjerë janë duke jetuar së bashku në mënyrë vëllazërore.

“Në rast se OKB-ja është organizatë e formuar që bota të jetë më e qetë, më e sigurtë dhe më e mirë, duhet ta marrë shembull Gostivarin, duhet ta marrë shembull Kilisin dhe ta bëjë botën më të jetueshme. Por nëse nuk është ky qëllimi i tyre, mund ta marrë shembull Sirinë pranë nesh ku ndodh luftë vëllazërore dhe bota bëhet e pajetueshme”, tha kryetari i komunës së Kilisit, Kara, duke i bërë thirrje OKB-së.

Ai tha se ashtu si Gostivari edhe Kilisi duhet të mbahet i gjallë, të ndërtohet dhe të jetë shembull për botën, ndërsa tregoi se dy qytetet janë binjakëzuar në mikpritje, në solidaritet dhe bashkim si dhe në kulturën e të jetuarit së bashku.

Kara shtoi se që të vazhdoj vëllazëria dhe të përçohet edhe më tutje, do të bëjnë aktivitete të përbashkëta në shumë sfera duke përfshirë në ekonomi, sport, kulturë dhe aktivitete sociale.

Kryetari i komunës së Kilisit, pas konferencës së përbashkët për shtyp, Taravarit i dhuroi një shall të ekipit të futbollit të Kilis Belediyespor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit