9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Bill Gejts, njeriu më i pasur në botë

Më të lexuarat

Bill Gejts është sërish njeriu më i pasur në botë, titull të cilin e ka mbajtur prej vitit 2007. Pasuria neto e tij përllogaritet 72.7 miliardë dollarë sipas “Bloomberg”.

57-vjeçari ka 550 milionë dollarë më shumë se Karlos Slim, pasuria e të cilit përllogaritet se është 72.1 miliardë.

Pasuria e themeluesit të Microsoftit është rritur këtë vit me 10 miliardë dollarë. Ndërsa Slim ka humbur më shumë se 2 miliardë dollarë këtë vit pas vendimit të parlamentit meksikan për anulimin e ligjit për dominimin e tregut nga firmat e miliarderit 73-vjeçar.

Kompania e Slim zotëron 70 për qind të tregut të telefonisë celulare dhe 80 për qind të telefonisë fikse por ligji i ri i lejon atij jo më shumë se 50 për qind të tregut.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit