11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Bilanc tragjik/ Një punëtor i vdekur, 1 nën skelë dhe 2 në spital

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në një kantier ndërtimi. Skela u shemb nga një pallat në rikonstruksion, dhe për pasojë 4 punëtorë ranë nda disa metra lartësi. Policia konfirmon se njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.

Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë trupi i pajetë njërit prej tyre. Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër

Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, dekklaroi policia.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/362261661388452/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit