11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

BIG BROTHER – Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!

Më të lexuarat

Makineri mediatike jo për ”emancipimin” e shoqërisë sonë, por për emanCOPËTIMIN e kulturës sonë!

Cikle emisionesh – episodash shumë tendencioze për ndërrimin e kulturës sonë sociale me një kulturë që asnjë shoqëri e civilizuar në botë nuk e ka; shkurt dhe shqip është servim pa asnjë vlerë njerëzore, madje as më të voglën morale, faktikisht aty ka vlera nënshtazore, njashtu kjo vlen edhe për “Shpijën e Kosovës”, që në fakt nuk e përfaqëson Kosovën tonë të pasur me vlera që i kemi trashëguar shekuj me radhë, me djersë e me gjak.

Nuk na çon në Europë një ”Big Brother” i tillë dhe të ngjashmet si kjo, kjo na çon në EUGROPË të thellë mos ju ardhtë mërzi!

Por, fatkeqësisht, imitimi i verbër e ka përfshirë një numër të të rinjve tanë, kujdes!

Avansimet teknologjike – mediatike t’i shfrytëzojmë në kultivimin e brezave me kultura dhe disiplina që rregullojnë statusin tonë social e akademik, e jo për shkatërrimin e tyre.

Kanë shumë tendenca, ndër to është instalimi i kulturës së shfrenuar të lirisë seksuale në jetën tonë sociale, me fjalë populli:

“Njeriut me ia heq frenat, mos me ditë kur është mjaft, kur duhet ndalë, kur ka kufi, ligj e normë, po të jetoj si t’ia ka qejfi…!”

Prodhim i amoralitetit haptazi duke filluar nga zhveshja e femrës, e për ata që e shohin “civilizim” këtë, ua paraqes fjalën e figurës së ndritur historike Mehmet Akif Ersojit, i cili thoshte: “Nëse zhveshja e femrave tregon civilizim, atëherë kafshët janë më të civilizuara se ne!”

Skenat që shfaqen nga “Big Brother”, shqiptarët para lufte i kanë njohur si skena – modele të jetës së popujve e shoqërive të prapambetura moralisht, i kanë kritikuar gjithmonë dhe kurrë derën e zemrën s’ua kanë hapur, e tash në shumë shtëpi, në dhomën kryesore ku priten musafirët, pritet me mall ”Big Brother”, maskarallëqet e tyre!

E televizioni siç thoshte dijetari i ndjerë shqiptar Jakup Asipi: “Nuk njoh shok – mjet më të mirë se televizioni, por fatkeqësisht është më i keqpërdoruri, televizioni është mësuesi në dhomë i cili mund ta ndërrojë një botë”.

Ta ndërrojë edhe në kuptimin pozitiv edhe në atë negativ, mund të jetë edhe mësues dhe edukator i mirë por edhe mësues e edukator i keq, varet çka na servojnë ata dhe çka marrim ne!

Një serial i tillë duhet të dënohet me ligj, a ka Kosova kod moral dhe të etikës a jo, apo e gjithë kjo hyn në “lirinë e mediave”…?!

Organet shtetërore duhet t’i padisin mediat që për interesa të tyre komerciale pranojnë t’i qesin këto emisione që shpërlajnë trurin e popullit në një kohë kur jemi prapa në shumë aspekte intelektuale, ekonomike e politike, në një kohë kur duhet të formohemi si kuadro drejt BE-së.

Aq më keq dhe aq më e dhimbshme është kur kjo zero “kulturë” servohet nga ata që e flasin të njëjtën gjuhë si ne dhe na thonë se “na e duan të mirën”…!

T’i hapim sytë si popull!

Ai që ta shkatërron shtëpinë nuk ta do mirësinë!

NUK I NDËRROJMË VLERAT TONA PËR ASNJË ÇMIM!

/Shkruar nga Labinot Kunushevcipertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit