12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bie numri i shkarkimeve në App Store

Më të lexuarat

Shkarkimet nga dyqani i aplikacioneve të Apple, App Store gjatë muajit prill kanë rënë dukshëm. Raportimet e Fiscus, thonë se numri i shkarkimeve ditore të 200 aplikacioneve falas në App Store ka rënë për 4.9% apo në 4.23 milionë, një rënie nga 4.45 milionë sa ishte në muajin mars. Kjo rënie vjen pas një muaji kur u arrit edhe shifra e 25 miliardë shkarkimeve nga App Store.

Në të njëjtën kohë kostoja e zhvilluesve të aplikacioneve kundrejt shfrytëzuesve u rrit për 12.3%, nga 1.30$ sa ishte në mars në 1.46$ në muajin prill.

Sipas shefit ekzekutiv të Fiscus, Micah Alder, rënia e shkarkimeve gjatë muajit prill nuk është befasuese. Ai deklaroi se “prilli ka vazhduar trajektoren e rënies së shkarkimeve të aplikacioneve ashtu siç pritej pasi nuk pati ndonjë ngjarje të madhe këtë muaj.”

“Për më tepër, tregtarët e aplikacioneve vazhduan të shkallëzojnë përdorimin e taktikave të instalimit robotik në përgjigje të politikës së Apple ndaj shërbimeve të marketingut të palëve të treta.”

Në shkurt, Apple kishte paralajmëruar zhvilluesit që ata mund të dëbohen nga iOS nëse përdorin palë të treta për të manipuluar me renditjen e tyre në App Store. Veprimi i Apple ishte drejtuar kundër vendosjes së “bot fermave” dhe “ushtrive ujore” për të vendosur një aplikacion në renditjen Top 25 duke shfrytëzuar turma të paguara për të shkarkuar një softuer dhe për t’i dhënë vlerësim pozitiv atij aplikacioni.

Për dallim nga rënia e shkarkimeve, është vërejtur një rritje në marketing. Gjithashtu, është shtuar edhe numri i aplikacioneve për lojëra duke bërë edhe më konkurrente këtë kategori të popullarizuar dhe duke zgjuar interes nga zhvillues të rinj për këtë kategori aplikacionesh. / PC World Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit