1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bie numri i lindjeve, 136 foshnje më pak – Gjinekologjia ka mungesë të stafit

Më të lexuarat

Në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike të QKUK-së, për 6 muaj u lindën 4721 foshnje. Krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar, ka një rënie prej 136 foshnjash.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismaili në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se nga gjithsejtë këto lindje, 1 336 janë kryer me prerje cezariane.

“Numri i lindjeve në gjashtëmujorin e parë ka qenë 4721 lindje, numri i përgjithshëm i lindjeve, prej tyre 1336 kanë qenë lindje me prerje cezariane, kurse në gjashtëmujorin e vitit te kaluar kanë qenë 4857 lindje prej tyre 1467. Kemi një diferencë prej 136 lindje më pak në këtë gjashtëmujor në krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar”, tha ai.

Stafi i Gjinekologjisë i cili kryen disa shërbime ndër to edhe lindjet, akoma po ballafaqohet me mungesë të stafit të mesëm, mamive dhe infermierëve.

“Me lindjen e mjekësisë bashkëkohore çdo herë e më shumë vinë duke u shtuar kërkesat. Kështu që kërkesat për staf të mesëm çdo herë kemi mungesë të stafit të mesëm kështu që çdoherë ne bëjmë kërkesë që të rritet numri i personelit të mesëm, mamive, infermierëve që të kemi sa më shumë, që të kryhet puna sa më mirë edhe më ndershëm”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket kushteve në këtë klinikë, gjinekologu Ismaili tha se nuk krahasohen me vendet evropiane, por që nuk duhet injoruar, pasi sipas tij i përgjigjet numrit të përgjithshëm të pacientëve të cilët hospitalizohen në këtë klinikë.

“Kushtet në klinikën tonë janë, nuk mund të themi se mund të krahasohemi me vendet evropiane mirëpo nuk janë për tu injoruar apo nënçmuar, janë kushte optimale për lindje, është stafi, është numri i gjinekologëve, është i mjaftueshëm, numri i infermierëve thamë që ka mungesë mirëpo megjithatë është i përballueshëm, hapësira është diku 22 mijë deri 24 mijë metra katrorë do të thotë edhe pse është një objekt i ndërtuar në vitet 1980, do të thotë ka 40 vite, megjithatë është i mjaftueshëm për numrin e lindjeve dhe i përgjigjet numrin të përgjithshëm të pacientëve të cilët hospitalizohen në këtë klinikë”.

Se a ka raste kur kjo Klinikë kthen pacientë të cilët mund të kryejnë lindje në spitalet regjionale, Ismaili tha se 40 për qind e lindjeve i kryejnë këtu dhe se nuk ndodh që t’i kthejnë prapa pacientet.

“Përkundrazi këto 40 për qind të lindjeve në tërë Kosovën lindin në Klinikën Gjinekologjike, mirëpo në kemi fluks nga spitalet regjionale qe vinë këtu dhe nuk ndodh që t’i transferojmë, qoftë rastet e komplikuara por edhe lindjet tjera normale të cilat do të kishin lind në spital regjional ato frekuentohen në klinikën gjinekologjike.

Drejtori Jakup Ismaili ka thënë gjithashtu se Klinika e Gjinekologjisë në Prishtinë merr përsipër edhe komplikimet e nënave apo bebeve qe kanë marrë shërbim nga spitalet private.

“Klinika Obstetrike Gjinekologjike është opsioni i fundit, institucioni terciar, kështu që ka raste plotë që vinë edhe nga spitalet private, për shkak te komplikimeve, qoftë për shkak të bebeve qoftë për shakë të nënave referohen ne qendrën obstetrike të gjinekologjike”, përfundoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit