8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Biblioteka e Umberto Ecos ka 30 000 libra

Më të lexuarat

A e keni ditur se biblioteka e shkrimtarit të famshëm italian, Umberto Eco, ka një koleksion prej 30 000 librash? Ajo përbëhet nga botime të çdo lloj fushe, por më së shumti nga fusha artistike dhe ajo e eseistikës, filozofisë, estetikës etj.

Porse, kohët e fundit, duket se fondi i çmuar i bibliotekës së tij private, do të ketë dhe akses publik, pse jo dhe vlera antikuare dhe turistike. Sepse ajo tashmë do të transferohet e gjitha në universitetin e Bolonjës, ndër më të vjetrit në botë(viti 1088).

Umberto Eco, shkrimtari, filozofi, esteti, semiologu dhe ndër personalitetet më me ndikim në Italinë e gjysmës së dytë të shek.XX e më gjerë, ka qenë president i këtij universiteti, deri kur u nda kjo jetë, në shkurt të vitit 2016.

Ndaj ky lajm, s’përbën surprizë. Ndërkohë, surpriza e vërtetë do të jenë vëllimet dhe librat që kanë kaluar në duart e njërës prej mendjeve më të ndritura të qytetërimit perëndimor përgjatë disa dekadave. Krahas romaneve “Emri i trëndafilit”, “Lavjerrësi i Fukosë” apo “Varreza e Pragës”, ai është dhe autor i librit eseistik “Historia e bukurisë”, një “sagë” brilante e njërës prej kategorive më të rëndësishme estetike.

Kjo vepër është pjesë e një trilogjie, pasuar nga “Historia e së Shëmtuarës” dhe “Infiniti i listave”.Projekti i transferimit të bibliotekës së Ecos ndodhet në fazën e zbatimit dhe me shumë gjasa, së shpejti pavioni i saj që konsiderohej si një labirinth, do jetë i aksesueshëm në universitetin e Bolonjës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit