9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Betimit i Nishanit, PS vendos sot nëse do marrë pjesë

Më të lexuarat

TIRANË- Grupi parlamentar i PS-së pritet të vendosë sot në mbledhjen e përjavshme në lidhje me pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bujar Nishani. Burimet zyrtare nga kjo parti bënë të ditur dje, se mund të vendoset që vetëm një grup deputetësh, ndoshta me në krye Gramoz Ruçin, të përfaqësojë opozitën, për të mos u cilësuar ky bojkot. Ndërkohë që kreu i PS, Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm. Opozita nuk e votoi Nishanin në Kuvend, duke e cilësuar atë si një kandidaturë jo konsensuale, por i zgjedhur në mënyrë kushtetuese.
(e.m/GSH/BalkanWeb)kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit