3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Beteja e amerikanëve dhe gjermanëve për “Kosovën e Re”

Më të lexuarat

Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” duke do të vazhdojë te jetë edhe për një kohë sfidë për qeverinë e Kosovës. Përfundimi i procedurave tenderuese dhe përzgjedhja e kompanisë ndërtuese është duke i sjellë aktualisht kokëçarje të  madhe drejtuesve qeveritarë.
Gara për ndërtimin e këtij termocentrali, që llogaritet t’i sjell energji elektrike të mjaftueshme kosovareve është duke u bërë mes dy shteteve më të fuqishme botërore, Amerikës dhe Gjermanisë. Te dy këto vende dhe miket me të mëdha të Kosovës.
Por, tani gara e këtyre dy shteteve ka nisur ta përçaj edhe koalicionin aktual qeverisës të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës, që drejtohet nga kryeministri Isa Mustafa është duke e përkrahur Gjermaninë për këtë çështje. Derisa, në Partinë Demokratike të Hashim Thaçit përkrahje ka kompania nga Amerika.
Qeveria e Kosovës, gjegjëshit ministria e Zhvillimit Ekonomik që drejtohet nga Blerand Stavileci i PDK’së kanë shpallur fitues javë më parë kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Derisa, Garry Levesley, zëvendëspresidenti i “Contour Global”-it, ka premtuar se termocentrali i ri do t’i ketë dy blloqe nga 300 deri në 330 megawatt, ndërsa do të investojnë deri në 1.4 miliard euro në ndërtimin e Termocentralit të ri.
Kjo kompani ka propozuar që të zhvillojnë, të financojnë, të kontraktojnë dhe të menaxhojnë ndërtimin e termocentralit, ku do të ishin aksionari kryesor.
Por,  tani ne shesh ka dalë edhe kompania gjermane Bilfinger, e cila ka ofertuar që ta rimëkëmbë termocentralin Kosova A së bashku me disa nga blloqet e saj prodhuese. Lajmi  për këtë çështje u bë i ditur papritur të martën nga vetë  kancelaria gjermane, Angela Merkel, pas takimit në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Merkel deklaroi se Gjermania synon të jetë përkrahëse e prodhimit të energjisë në Kosovë.
Ketë fakt po të njëjtën ditë e thanë edhe nga Prishtina përfaqësues  të kësaj kompanie.
“Oferta është komplet 800 milionë euro, kurse qeveria duhet të sigurojë 300 milionë euro. Kosova do të ketë mungesa të energjisë, nëse nuk rindërtohet Kosova A dhe nuk fillohet ndërtimi i Kosovës së Re”.
“Programi i Bilfinger i është prezantuar kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Ish ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli u tregua joserioz karshi ofertës së Bilfinger, kurse ministrat aktualë Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, ende nuk kanë bërë asgjë rreth projektit”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë gjermane Bilfinger, Avni Kurshumliu.
 Opsionet e Bankës Botërore për “Kosovën e Re”
Një vlerësim për “Kosovën e Re” dhe ndërtimin e saj ditë më parë e ka dhënë edhe Banka Botore ne Kosovë. Ky institucion ndërkombëtar në një raport të publikuar ka treguar  se nëse Kosova nuk e ndërton Termocentralin e ri, deri në vitin 2030 qytetarët do të paguajnë 72 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike se që paguajnë tani.
Por ky institucion ka hartuar edhe një skenar tjetër të kombinuar me ndërtimin e Termocentralit Kosova e re dhe shtimit të energjisë së ripërtriteshme siç e parasheh edhe strategjia e energjisë.
“Tarifat hyrëse për energjinë elektrike të ripërtërietshme (mes 63 euro dhe 85 euro për MSh) dhe kostot për investime në efikasitet të energjisë të kombinuara me koston e ndërtimit të TCKR do të rrisin kostot e tërësishme të energjisë”, thuhet në raport, të cilin e posedon Gazeta Fjala.
Sipas këtij vlerësimi, kostot e tërësishme të projektit prej 1.2 miliard euro, përfshirë kamatën, për TCKR do të rrisin kostot mesatare në një çmim të vlerësuar 8.55 euro cent për KWh para se të fillojnë te zbresin kur të zbresin edhe humbjet e distribucionit, nëse të gjitha kostot do të barten tek konsumatorët.
Banka Botërore e sheh tejet të rëndësishme sektorin e energjisë për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen ekonomike në Kosovë. Investimet e reja do të duhet të paguhen ose nga konsumatorët final ose nga subvencionet e qeverisë.
E nëse vetë Qeveria vendos të heq dorë nga investimet private për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, atëherë sipas skenarit të tretë të propozuar, duhet të ndahen mjete nga buxheti ose të merren hua.  Nëse vërtetë mbetet ky opsioni i vetëm, atëherë do të kishte një kosto 950 milionë euro dhe me një kombinim 50 për qind para të buxhetit dhe pjesa tjetër borxh publik.
Çfarë termocentrali pritet të ndërtohet?
Plani për ndërtimin e Kosovës së Re, parasheh ndërtimin e një kapaciteti prej 600 MW, të ndarë në dy blloqe. Nëse negociatat përfundojnë në afatet e planifikuara, ndërtimi i këtij termocentrali pritet të fillojë nga fundi i vitit 2016 dhe të vihet në funksion në vitin 2020.
Gjatë fazës së ndërtimit priten të punësohen deri në 10 mijë punëtorë dhe parashihet një investim rreth 1.2 miliard euro.
Duke pasur parasysh që Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës janë pajtuar për mbylljen e Kosovës A, në fillim të vitit 2018, atëherë ndërtimi sa më i shpejtë i termocentralit Kosova e Re, bëhet më se i domosdoshëm./Gazeta Fjala/.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit