7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Besimtarët mysliman kërkojnë rikthimin e imamit Shefqet Krasniqi në Xhaminë e Madhe, çfarë do të ndodh?

Më të lexuarat

Kanë kaluar 4 vite që kur imami i mirënjohur shqiptare Shefqet Krasniqi është largua nga pozita e imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, pasi në atë kohë u akuza për lidhje me terrorizmin e që sot ai është liruar nga të gjitha akuzat, duke mos gjetur asnjë lidhje të mundshme me vepra të tilla.
Por edhe pse i pastruar nga të gjitha akuzat, ai sot vazhdon të jetë pa punën ku ishte më parë, si ligjërues në Xhaminë e Madhe, ku për prishtinasit ai gëzonte një respekt dhe dashuri të veçantë. Besimtarët që ishin mësuar me ligjërimet dhe ligjëratat e tij në Xhami kanë filluar një kampanjë për ngritur zërin që imami Shefqet Krasniqi të kthehet si ligjërues në Xhaminë e Madhe, duke kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës që të rikthejë imamin në Xhaminë ku shërbente dikur.
Hashtagi #BIKtaniEshteRadhaJuaj ka marrë përhapje të madhe në rrjetet sociale, në përkrahje të hoxhës Shefqet Krasniqi.
Të shumtë janë ata që kanë shkruar, por një ndër statuse që ka marrë më shumë pëlqime e shpërndarje ka qenë ai i Arian Xhezairit.

Ai ka shkruar: “Asht një pohim në ushtri që thotë “degradimi është ma i randë se vdekja”. Nëse paralelen e njëjtë do ta tërhiqnim në rrafshin fetar, për një hoxhë do të mund të thuhej “largimi nga xhamia është ma i randë se vdekja”.

Si një ushtarak që është i lidhur ngusht me përgjegjësitë dhe vartësit e tij në një pozitë të caktuar, ashtu dhe bile edhe më shumë, hoxha i përkushtuem në xhami, asht i lidhun shpirtnisht me misionin dhe xhematin e tij.

Janë ba katër vite pa dy muaj qysh kur Bashkësia Islame e Kosovës zyrtarisht e pati shkarkue nga detyra hoxhën tonë të dashtun, profesorin e respektuem te shumë studentëve, imamin e pëlqyer të shumë besimtarëve, efendiun Dr. Shefqet Krasniqi.

Ishin vite të errëta ato, mbi BIK-un ushtrohej trysni e pamëshirshme nga halucë gazetarucë, si dhe institucionet shtetnore morën rolin e zëdhënësve të djallit. BIK-u u dorëzue, pranoi Dr. Shefqën me shkarkue.

Sot, gjanat drastikisht kanë ndryshue. Sot terrorizmin e përmendin vetëm OJQ-të që vjelin fonde prej ndërkombëtarëve. Rrëziku kataklizmik imagjinar e hipotetik prej ISIS-it, i pandehur ato vite asht zbeh deri në shuarje. Bota asht mobilizue karshi krizës së ngrohjes globale. Njerëzit janë ba më të nevojshëm se kurrë për përkujtim të vlerave të venituna të njerëzillëkut.

Sot, mbas gjithë maskaradës së institucioneve të drejtësisë, tentime boshe e shpërthime emocionesh e urrejtjesh personale, asht ba e qartë botënisht se Dr. Shefqet Krasniqi ishte bilur i pastër nga të gjitha aktakuzat. U shpall i pafajshëm disa herë radhazi. Drejtësia e bëri dhe e foli të veten.

Sot, topi i përgjegjësisë gjendet në duart e Myftinisë, më specifikisht në duar të Myftiut Tërnava, dhe ky është një rast ideal që Myftiu t’shpërfaqë dëshmi bindëse për vendosmërinë e rizgjedhjes në atë post për pesë vitet tjera. Dëshmi kjo që merr në konsideratë kërkesat, hallet, dhe idetë e besimtarëve ndaj të cilët Myftiu Tërnava udhëheq dhe i përfaqëson.

Sot, unë me shumë besimtarë tjerë me të cilët jemi konsultuar këto ditë, e konsiderojmë si pritshmëni reale dhe fort të kënaqshme nji vendim të gëzueshëm, atë të mundësimit të Dr. Shefqet Krasniqit të ushtroj detyrën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Aty ku u ka munguar për këto vitete e fundit, besimtarëve që e prisnin krejt entusiazëm takimin me të. Prej ligjeratave të Tefsirit të Mërkurave, deri tek Hutbeja e Xhumave.

Sot, me këtë shkrim shënjojmë ditën e fillimit të një fushate vetëdijësuese me këtë kërkesë shumë legjitime, dhe bile pak të vonuar. Do t’përpiqemi me shumë besimtarë tjerë të bëjmë të pamundurën që zani ynë të mbërrijë tek Myftiu dhe mbarë bordi i BIK-ut. Do t’përpiqemi që t’arsyetojmë e t’argumentojmë shkathtësisht validitetin e një nevojë të shpejt për vendimarrje. Do t’gjendemi n’gatishmëni për t’bashkëpunue afër me BIK-un, me Myftiun, dhe me këdo që vlerëson se një koordinim më i theksuar dhe përafërim të mendimit do t’i kontribuounin interesit të mbarë komunitetit tonë.

Nga ju tjerët që e lexuat këtë shkrim, ftoheni t’i bashkangjiteni inicijativës. Bëjeni Share shkrimin, ripostojeni, përdorni hashtag-un#BIKtaniEshteRadhaJuaj, si dhe përcillni aktivitetet në ditët n’vijim, për ta përkrahur e për ta shtyrë para kauzën, për Xhaminë e Madhe n’Prishtinë, për hoxhën tonë, për ne.

Zoti e ruajt Myftiun Naim efendi Tërnava!
Zoti e ruajt hoxhën tonë Dr. Shefqet Krasniqi!
Zoti i bashkoftë zemrat e besimtarëve e i ndriçoftë ato!

P.S. Kjo kërkesë do të dërgohet në emailin zyrtar të BIK-ut, si dhe Myftiut Tërnava në emailin e tij personal.

Sinqerisht,
– KMA: Klubi i Muslimanëve Aktiv (po zezatem)
– shumë besimtarë dashamirë”

Shpresojmë që pas kësaj kërkese të merren masa për ta kthyer imamin Krasniqi në vendin e ligjëruesit në Xhaminë e Madhe, që do ti kthente asaj xhamie edhe njëherë hijen e bukur që kishte dikur e mbushur plotë me xhematë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit