12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Besimi dhe shkëndija e çastit të krizës

Më të lexuarat

Besimi është gjë e natyrshme për njeriun. Ai, sipas dëshmive profetike, lind i gatuar për të besuar, por rrethanat janë ato që bëjnë të besojë apo jo. Të njejtat ndikojnë edhe në përzgjedhjen e mënyrës se si do ta konceptojë dhe përjetojë besimin.
Kur njeriu përpiqet ta shtypë dhe injorojë këtë gatishmëri të natyrshme për të besuar, ai kohën derisa është rehat e kalon larg besimit, në shkujdesje dhe shpërfillje të plotë ndaj Zotit.
Kjo gjendje e tij vazhdon derisa të gjendet në situatë të palakmueshme. Sa më tepër thellohet kriza, njeriu më tepër këndellet, derisa të arrijë të “lidhet” me Zotin. Në vështirësi të skajshme, ky e lutë Zotin, madje pa hile dhe me sinqeritet ngase e kupton se askush nuk mund ta ndihmojë e as ta shpëtojë. Dhe Zoti e ndihmon. Por, në të shumtën e rasteve, njeriu i kthehet sërish shpërfilljes dhe injorimit. Kjo ndodh për shkak të mungesës së besimit të mirëfilltë, gjë që e bën njeriun ti ndizet një shkëndijë e cila e ndriçon për një çast, por jo mjaftueshëm për të vazhduar deri në fund.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit