Besim Beqaj jep dorëheqje nga posti i ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

0
26

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj e ka paraqitur dorëheqjen e tij tek kryeministri Haradinaj.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një konference për media të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Vendimi i tij vjen pas vendimit të Veselit për t’i liruar nga detyra të gjithë funksionarët e kësaj partie me aktakuza.

“Në mëngjes kam paraqitur dorëheqjen time të kryeministrit Haradinaj. Është angazhim i përbashkët i strukturave udhëheqëse të PDK-së ku jam edhe unë vetë. Në rastin tim unë jam plotësisht i bindur në pafajësinë time. Vepra për të cilën po gjykohem nuk ka asnjë element të veprës së korrupsionit”, ka thënë Beqaj.

Beqaj gjatë kësaj konference ka thënë se ai do të vazhdojë të jetë edhe më tutje pjesë e PDK-së dhe gjithashtu sipas tij vendimet e PDK-së duhet të jetësohen deri në fund.

“Jam shumë krenar për të gjitha projektet të cilat janë kryer gjithmonë për të tentuar të hapim vende të reja pune për të rinjtë. Vendimet duhet të jetësohen deri në fund. Unë do të vazhdojë të jem pjesë e PDK-së sepse kam kontribuar shumë për këtë parti”, ka thënë Beqaj.

Më vonë nga detyra pritet të lirohet edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku i cili ka aktakuzë për rastin e manipulimit me lista të veteranëve të UÇK-së./lajmi.net