1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Besiktas dhe Galatasaray në vëzhgim të Mavrajt

Më të lexuarat

Mërgim Mavraj është vënë në qendër të transferimeve gjatë janarit.

Mbrojtësi shqiptar me paraqitjet e mira te skuadra gjermane e Kolnit ka rënë në sy të shumë agjentëve të klubeve të ndryshme anembanë Evropës.
Ndjekje të reprezentuesit shqiptar janë edhe dy gjigantët turk Besiktas dhe Galatasarayt, transmeton Telegrafi.

Besik ka probleme të mëdha në fazën e mbrojtjes ndërsa Galatasaray ka shfaqur mangësi në këtë repart dhe do të mundohen që këto dobësi t’i mbulojnë me mbrojtësin shqiptar.
Te dyja klubet janë të gatshme të ndajnë një pagë prej 1.3 milion euro për 30-vjeçarin, shkruan Geissblog Koln.

Kujtojmë se Mavraj ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën gjermane dhe është i lirë në qershor të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit