7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Berlusconi do të rikandidojë si kryeministër

Më të lexuarat

I ka kaluar javët e fundit duke shqyrtuar sondazhet, duke analizuar skenarët për zgjedhjet e vitit 2013, duke dëgjuar drejtuesit e PDL-së, sipërmarrësit dhe eksponentët ndërkombëtarë. Më në fund vendimi është marrë: Silvio Berlusconi do të rikandidojë në postin e Kryeministrit.
Sipas Corriere della Sera-s, sondazhet e fundit që kanë mbërritur në tryezën e Berlusconi-t flasin për të dhëna, për të cilat nuk mund të jetë indiferent.

Nga sondazhet e kryera rezulton se një PDL pa Berlusconi-n nuk do të arrinte të merrte as 10 për qind të votave, ndërsa kandidatura e Angelino Alfano-s për postin e Kryeministrit, me Kavalierin në lojë si President i Partisë, mund të sigurojë një mbështetje rreth 18 për qind të votuesve, transmeton Top Channel.

Ndërsa nëse Berlusconi do të jetë në garë për Presidencën e Këshillit, me një skuadër drejtuesish të rinj, nga votuesit do të sigurohej një mbështetje prej 30 për qind. Sigurisht ky rezultat nuk do të mjaftonte për të marrë drejtimin e vendit, por do t’i jepte Berlusconi-t dhe partisë së tij një rol vendimtar për legjislaturën e ardhshme, sidomos nëse arrihet të krijohet një koalicion i madh që do ta ringrejë vendin dhe do të sigurojë rrugën për daljen nga kriza ekonomike.

Dy muajt e verës do të shërbejnë për të përgatitur daljen në fushën e lojës së Berlusconi-t. Ky i fundit do të heqë dorë nga pushimet në Vilën Certosa ne Sardenjë dhe do të qëndrojë në Arcore, pikërisht që në shtator të jetë me kartat gati: një emër tjetër për Partinë, një skuadër 40-vjeçaresh që do promovojnë aventurën e re politike, konsultimet me liderët ndërkombëtarë, me të cilët ka mbajtur lidhje dhe gjetjen e kandidatëve të aftë për të marrë vota prej zgjedhësve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit