6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Berlini 1878 dhe Berlini 2019”

Më të lexuarat

Shkruan Arbër Vokrri

“Devre dunja”, thonë të moçmit. Bota sillet e pozitat e njerëzve dhe subjekteve ndërrohen, shpesh edhe jukstapozicionohen.

Para 141 vitesh në Berlin Perandoria Osmane po luftonte -me diplomaci- për ruajtjen e integritetit territorial të Shqipnisë (ashtu edhe e ka regjistru në procesverbalet e Kongresit të Berlinit, pra Shqipni – “Albania”). Sot e kemi nji president që shkon atje me plan për copëtim të territorit shqiptar.

Para 141 vitesh, kur Perandoria Osmane e mundun ushtarakisht e me kryeqytet të gjysëm-rrethum nga ushtria ruse dështoi me ia ruajt Shqipnisë nji pjesë të vogël të territorit, populli shqiptar – Lidhja e Prizrenit reagoi duke e vra ministrin osman të punëve të jashtme Karl Detroit von Magdeburg alias “Maxharr Pasha”. Sot e kemi nji president që kapitullimin e shpallë vullnetarisht para çdo raundi negociatash, kur e ka territorin të mbrojtun nga KFORi, lejen për veprim të policisë në çdo cep të vendit, por që kur kthehet në Kosovë e din se e ka votën e krejt partive pos njërës.
Para 140 vitesh Perandoria Osmane për vrasjen e ministrit të saj i “ndëshkon” shqiptarët duke e bërë ministër të jashtëm njërin nga liderët e Lidhjes së Prizrenit – Abedin Pasha Dinon, shokun e Abdyl Frashërit, që edhe më direkt e fuqishëm ta mbrojë në Berlin tërësinë e territorit shqiptar. Sot një kryeministër i shtetit “amë” e cakton një ministër të jashtëm (u.d.) nga Kosova për ta lehtësu pazarin me territorin e saj.

Shqipnia atëbotë ka qenë koncept politik në formim e sipër, n’inkubatorin osman, me tendencën e përfshimjes së katër vilajeteve. Sot Kosova hala s’po mundet me u pavarësu nga inkubatori ndërkombëtar

Nëse historia e atij zamani me ata politikanë e me ata burra të Lidhjes nuk shkoi bash mirë për neve, çka me pritë sot me këta politikanë e këta burreca të Ahtisaarit e Putinit?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit