Berisha-Thaçi: Kosova po përmbyll me sukses etapat e Pavarësisë

0
33

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë takuar sot në Tiranë për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit të ndodhura në të dy vendet. Pas takimit ata kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij para mediave Berisha u shpreh se gjatë takimit është diskuatuar mbi zhvillimet e fundit si edhe bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

“Diskutuam gjerësisht mbi etapat e bashkëpunimit midis dy vendeve. Në interesin më të mire të qytetareve. U diskutua mbi bashkëpunimin e dy vendeve për të ardhmen europiane”, u shpreh Berisha.

Të njëjën gjë ka pohuar edhe kryeministri Thaçi.

“Ne diskutuam për zhvillimet në Kosovë por edhe në Shqipëri. Informova për kryeministrin për fazën e përmbylljes së pavarësisë së mbikqyrur. Me 2 korrik do të kemi një konkluzion pozitiv për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikqyrur. Ne diskutuam edhe mundësi të tjera bashkëpunimi institucional”, është shprehur Thaçi.

Pyetjes së gazetarëve në lidhje me ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministrat janë shprehur një zëri se ajo të do kryhet së shpejti. /albeu/kohaislame/