7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Berisha: nëse ‘çmendet’ Donald Trump, ne duhet t’i shkojmë pas!

Më të lexuarat

Deputeti demokrat Sali Berisha ka bërë një deklaratë jo të zakontë, teksa deklaroi se Shqipëria duhet të jetë e para që mbështet SHBA-në në rast se Trump i shpall luftë Koresë së Veriut.

Teksa komentoi për votën e Shqipërisë kundër Amerikës në OKB, Berisha foli me superlativa për Amerikën, teksa tha se pa të Lindja e Mesme nuk do të ishte kjo që është dhe se bota nuk do të kishte sigurinë që ka.

Por, edhe pse foli për siguri në botë, për ironi kjo deklaratë u parapri me mundësinë e nisjes së një lufte në botë, teksa Berisha deklaroi se vendi ynë është i pari që duhet të dalë në krah të Amerikës në rast se merr një vendim për të luftuar kundër Koresë së Veriut.

“Rezoluta kërkon të fusë përjashtimin e SHBA-vë nga Lindja e Mesme, po të mos ishte SHBA-ja, Lindja e Mesme s’do ishte kurrë kjo që është.

Nqs Donald Trump sulmon Korenë e Veriut, Shqipëria duhet të jetë e para që ta mbështesë. Fati i kësaj bote nuk është i sigurt pa SHBA-në”, tha Berisha./TT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit