8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Berisha: Kemi gjetur naftë në fshatin e Edi Ramës

Më të lexuarat

Kryeministri Berisha është shprehur sot se potenciali turistik i Himarës mund të trefishohet.

Duke folur në mbledhjen e KRTRRSH-së, Berisha theksoi se turizmi në Himarë duhet të zhvillohet në përputhje me natyrën.

Ai tha se është marrë mendimi i autoriteteve vendore për vendin ku duhet ndërtuar dhe ku jo.

“Naftë në fshatin e Edi Ramës”

Gjatë mbledhjes së KKRTRRSH-së, Berisha tha se në Shqipëri janë zbuluar disa vende të pasura me naftë. Sipas tij, njëra nga këto zona naftëmbajtëse është pikërisht fshati Mbreshtan, nga ku e ka origjinën kryetari i PS-së, Edi Rama.

“Ky shpim ndodh në fshatin e Edi Ramës, fshat të cilin unë e kam vizituar dy herë dhe Rama nuk e ka vizituar asnjëherë. Madje, sipas ministrit Olldashi, i cili gjithashtu është nga ai fshat, ai nuk e pranon fare që është nga Mbreshtani. Është një ndër vendet më të bukura në Shqipëri, por piktori doli i dështuar, pavarësisht peizazheve atje”, tha Berisha./shekulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit