Berisha: Fqinjët të çlirohen nga shqiptarofobia

0
38

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka porositur fqinjët e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit që të çlirohen nga shqiptarofobia.

Ai këtë mesazh e ka bërë në ceremoninë e përurimit të projektit të “Abetares së Përbashkët” të shqiptarëve, një projekt i përbashkët fillimisht midis Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Nga Prizrenit duhet ti themi fëqinjëve tanë të çlirohen nga shqiptarofobia. Shqiptarët janë një komb që dijnë të ruajnë dhe mbajnë miqësi, por gaboni rëndë nëse vazhdoni të shfaqni shqiptarofobinë me skenat si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se jeni akoma në nivelin e stadeve primitive”, theksoi kryeministri Berisha.

Sipas tij, shqiptarët do të kenë një të ardhme të përbashkët dhe të bashkimit në Evropën e bashkuar, me vlerat e qytetërimit evropian dhe të përkushtuar për paqen dhe stabilitetin rajonal. (INA/kohaislame