14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Berisha: Fqinjë, çlirohuni nga doktrina ksenofobe antishqiptare!

Më të lexuarat

Nga konferenca “Fqinjët e Shqipërisë” që po mbahet në Tiranë me pjesëmarrjen e personaliteteve shqiptare nga pesë vende të rajonit, kryeministri Sali Berisha i bëri rishtas thirrje fqinjëve të çlirohen nga doktrina e vjetër ksenofobe dhe antishqiptare.

Kryeministri Berisha duke evidentuar padrejtësitë historike ndaj kombit shqiptar theksoi edhe arritjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, raporton noa.
“Asnjë komb në të shkuarën nuk ka përjetuar padrejtësira dhe dhimbje të mëdha sa kombi ynë. Por Shqipëria është kombi që mbështet më shumë integrimin në BE, si të ardhmen më të mirë për të. Arritjet e shqiptarëve janë madhore dhe historike”, tha Berisha.
Ai nënvizoi se është me rëndësi të madhe rrugëtimi i këtyre miljeve drejt BE-së nga Shqipëria, apo drejt NATO-s për Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi, ashtu sikundër është me rëndësi sipas tij, edhe çlirimi i fqinjëve nga doktrinat ksenofobe dhe raciste ndaj shqiptarëve.
Berisha u shpreh më tej se Shqipëria bashkëpunon me fqinjët në luftën kundër kriminalitetit.
Konferenca “Fqinjët e Shqipërisë”, për herë të parë ka mbledhur në Tiranë personalitete të larta shqiptare nga vendet fqinje në rajon, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia, për të diskutuar për rritjen dhe konsolidimin e bashkëpunimit të shumëanshëm mes tyre.
Zhvillimi ekonomik, infrastruktura, komunikimi, teknologjia, arsimi dhe kultura janë temat e kësaj konference, e cila do të zgjasë dy ditë.
“Fqinjët e Shqipërisë”, që mbahet në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka si synim të tregojë se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm në rajon dhe se nuk janë kursyer për garantimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin e trazuar shpesh./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit