Berisha: FA do bëjnë gjithcka për rajon më të sigurtë

0
36

Kryeministri Berisha ka garantuar sot se Shqipëria do të bëjë gjithçka për të adaptuar doktrinën “Mbrojtje e Zgjuar” në intersin më të mirë jo vetëm të saj por edhe të gjithë rajonit.


Duke folur në konferencën e organizuar në Tiranë “Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes’’, kryemistri Berisha theksoi se forcat shqiptare do të qëndrojnë në Afganistan deri sa edhe NATO-ja të qëndrojë në këtë vend.
“Ne do të përmbushim detyrimet tona ndaj aleancës dhe do të qëndrojmë aty po aq kohë sa SHBA-ja dhe NATO do të jetë aty, për të dhënë kontributin tonë modest” ka theksuar Berisha.
Kreu i qeverisë ka theksuar më tej se forcat e armatosura shqiptare janë të angazhuara në një seri projektesh në konceptimin e “smart defence” sikundër janë të gatshme të bëjmë gjithçka për të konsoliduar këtë koncept në rajonin e Europës Juglindore dhe të binduar që do ta bëjmë këtë rajon më të sigurtë.
Sipas tij Forcat e Armatosura të çdo vendi të lirë do të jenë të detyruara të konsiderojnë reduktimin e shpenzimeve, të realizojnë sa më shumë duke shpenzuar sa më pak. “Por kjo ka lidhje mbi të gjitha me reformim të ri të NATO-s, aleancë kjo e cila ka pikërisht në reformimin e saj burimin e pashtershëm të vitalitetit. NATO është e vetmja organizatë ndërkombëtare që nuk njeh lodhjen, por me reforma ia del të kapë horizonte të reja të jetë pararendëse e sigurisë së vendeve të lira në botë” shtoi kryeministri.
Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli theksoi se Shqipëria është krenare që është anëtare e NATO-s dhe që kontribuon në këtë komunitet që garanton paqe e siguri ndërsa garantoi angazhimin e vendit tonë për të punuar së bashku me aleancën për siguri, paqe, liri për një të ardhme më të sigurtë.
Në fjalën e saj ajo garantoi se duke u angazhuar në sfidat e shekullit të 21, prioritet është axhenda e mbrojtjes inteligjente. “Ne kemi për detyrë të votojmë resurset, por të shpjegojnë të gjitha vendit tona, publikut brenda vendit e më tej. Mbrojtja inteligjente do të jetë lart në Samitin e Çikagos, jam e sigurt se dhe këtu të gjithë bashkë do të adresojmë me përgjegjësi këtë axhendë. Buxhetet e mbrojtjes nuk kanë qenë imune, në kohë të tilla kemi nevojë për njeri-tjetrin. NATO është instrumenti i ruajtjes së sigurisë dhe vlerave tona, aleanca e atlantikut është i vetmi që luan një rol kyc në garantimin e paqes në zonën euroatlantike për 60 vite rresht”- shtoi Topalli duke shtuar se Shqipëria do të investojë në terma militare, ekonomik e politikë.
Ndërsa David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në fjalën e tij theksoi se “smart defense” është vlerë e rëndështme për shoqëritë botërore. Gjithashtu Hobbs kërkoi bashkëpunimin e të gjitha vendeve pasi mbrojta sipas tij ka shpenzime./BS/kohaislame