10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Berisha: Do të vijojmë kontributin në Afganistan

Më të lexuarat

Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi se forcat shqiptare do te qendrojne ne Afganistan, deri sa aty të jenë të pranishme forcat e NATO-s.

Në fjalën e tij në konferencën me temë: “Mbrojtje e zgjuar – bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Europës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes”, kryeministri tha se forcat shqiptare do të përmbushin detyrimet e tyre ndaj aleancës dhe do të qëndrojnë aty po aq kohë sa SHBA dhe NATO do të jenë në këtë vend.

Kreu i qeverisë ka theksuar më tej se forcat e armatosura shqiptare janë të angazhuara në një seri projektesh në konceptimin e “smart defence” sikundër janë të gatshme të bëjmë gjithçka për të konsoliduar këtë koncept në rajonin e Europës Juglindore dhe të binduar që do ta bëjmë këtë rajon më të sigurtë.

Sipas tij Forcat e Armatosura të çdo vendi të lirë do të jenë të detyruara të konsiderojnë reduktimin e shpenzimeve, të realizojnë sa më shumë duke shpenzuar sa më pak. “Por kjo ka lidhje mbi të gjitha me reformim të ri të NATO-s, aleancë kjo e cila ka pikërisht në reformimin e saj burimin e pashtershëm të vitalitetit. NATO është e vetmja organizatë ndërkombëtare që nuk njeh lodhjen, por me reforma ia del të kapë horizonte të reja të jetë pararendëse e sigurisë së vendeve të lira në botë” shtoi kryeministri./tch/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit