Berisha: Arrestimi i shqiptarëve, terror policor serb

0
48

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për situatën në Luginë të Preshevës, pas arrestimeve të disa shqiptarëve nga policia serbe. Në një deklaratë shtypi, ai e  cilëson këtë ngjarje si një akt të ulët terrori me qëllime politike.

“Qeveria shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga fallangat serbe në Luginë të Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policor me qëllime të ulëta politike”, thuhet në reagimin e kreut të Qeverisë së Shqipërisë.  Gjithashtu, “Qeveria e  Shqipërisë u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitimë dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritetet e Beogradit”. Ndaj arrestimeve të djeshme deri tashti nuk ka reaguar as Bashkimit Evropian e as NATO-ja. Ndërkohë Lëvizja për Bashkim vlerëson se ngjarjet e  këtyre ditëve tregojnë qartë se çështja shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe çështja shqiptare në Maqedoni mbeten të pazgjidhura. Shqiptarët që jetojnë në këto territore u nënshtrohen në vazhdimësi presioneve dhe dhunës së pushtuesve serbë e maqedonas, me të vetmin qëllim: spastrimin e këtyre hapësirave nga shqiptarët. Lëvizja për Bashkim përkrah demonstratat e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginë të Preshnevës të cilën ata q e quajnë Kosova Lindore dhe kërkon nga të gjithë faktorët vendës e ndërkombëtarë, që të angazhohen seriozisht për zgjidhjen çështjes shqiptare në Maqedoni e në Luginë./koha/kohaislame