Berat, vret gruan, arrestohet

0
53

Depresioni dyshohet të jetë bërë shkak për një ngjarje tragjike qe ndodhi në orët e pasdites së sotme në një fshat të rrethit të Beratit ku viktimë mbeti një 32 vjeçare, nënë e dy fëmijëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në fshatin Lapardha 2, të komunës Otllak në rrethin e Beratit.

Sokol Gjata, 40 vjeç, dyshohet se qëlloi ndaj bashkëshortes së tij, Alma Gjata, me mjete të forta duke i marrë asaj jetën.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se çifti Gjata ndodhej në serën e tyre rreth një kilometër larg banesës.

Banorët kanë degjuar zhurmë dhe më pas gruaja u gjet e pajetë. 40 vjeçari mësohet se e ka qëlluar bashkëshorten e tij me mjete të forta, ndërsa pas ngjarjes është larguar vetëm disa metra nga vendi i krimit duke pritur mbërritjen e uniformave të policisë.

Policia e Beratit e ndaloi autorin e dyshuar, ndërsa mësohet se ai ka pranuar krimin, por nuk ka rrëfyer asgjë duke shfaqur hapur shenja të rënda të depresionit.