14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Beogradi këmbëngulës për strukturat paralele

Më të lexuarat

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar se nuk do t’i heqin strukturat paralele në Kosovë, derisa kanë theksuar se ndarja nuk është temë për Beogradin, meqë nuk është në pëputhje me Kushtetutën.
Shefi i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vullin, në një intervistë për mediat serbe është shprehur se nuk beson se heqja e institucioneve të Serbisë në Kosovë do të jetë kusht për anëtarësimin në BE.
“Së pari pesë shtetet anëtarë të BE-së nuk e kanë pranuar Kosovën sei shtet. Dhe e dyta është e pamundur që BE të kërkojë nga shtetet që duan të bëhen anëtare, që të shkelin ligjet dhe Kushtetutën e tyre”, është shprehur Vullin, transmeton rel.
Ai ka thënë se realiteti në terren është i tillë, sa që “derisa ka serbë në Kosovë, ajo nuk mund të jetë shtet i pavarur”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është zëvendësim i Ministrisë për Kosovë, që ekzistonte deri në këtë mandat.
Ndryshe, heqja e struktuarve paralele serbe të sigurisë dhe të fushave tjera është kërkesë e vazhdueshme që i bëhet Serbisë nga qendrat perëndimore.
Prishtina zyrtare nuk i kontrollon ende komunat me shumicë serbe që gjenden në veri të vendit./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit