4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Benzema në Mekë për umre

Më të lexuarat

Karim Benzema, futbollisti i cili vesh fanellën e Real Madrid-it në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga, ka shkuar në Mekë për të kryer umre, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti francez ka publikuar një fotografi në Instagram ku duket me veshjen karakteristike që veshin besimtarët muslimanë gjatë kryerjes së umres.

Vitin e kaluar Benzema u akuzua për shantazh ndaj shokut të tij të skuadrës së Kombëtares së Francës Mathieu Valbuena. Për këtë arsye 28 vjeçari Benzema nuk u thirr në Kombëtaren e Francës në Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016).

Benzema i cili është me origjinë nga Algjeria, vitin e kaluar në 36 ndeshje me Real Madrididn ka shënuar 28 gola.

13524537_1037540716330060_2565766163349315684_n

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit