7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bëni këto veprime çdo ditë që të ndihmoni trupin tuaj të shërohet nga çdo sëmundje.

Më të lexuarat

Mjekët kanë rënë dakord mbi faktin se dieta ushqimore e shëndetëshme dhe këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë në trajtimin e shumë sëmundjeve, dhe janë të shkëlqyera për çdo çrregullim shëndetësor.

Ja disa këshilla themelore
– Qëndroni në diell pas lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij. Filloni me 5 minuta në ditë, dhe mund të shtoni minutat në ditët në vijim.

– Qëndroni zbathur në tokë ose në rërë dhe ecni sa më shumë të jetë e mundur të zbathur.

– Pini ujë pa fluoride. Uji natyral i pranverës është kurues dhe i lehtë për organizmin (në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, është thuajse e lehtë të gjeni një burim natyral uji). Vendoseni ujin në shishe qelqi, dhe mos e lini të ekspozuar në diell.

– Ushtrohuni jashtë në ajër të pastër çdo ditë. Kjo është një nga metodat më të mira për të hequr helmet nga trupi.

– Merrni frymë thellë në ajër të pastër, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të paktën 20 minuta.

– Flini në orët e drekës dhe jo më vonë se ora 10 e darkës. Trupi sekreton hormone gjatë kësaj periudhe dhe truri punon për rinovimin e qelizave dhe indeve.

– Zëvendësoni produktet kimike me ato natyrale.

– Konsumoni fruta dhe perime të papërpunuara.

– Largoni ëmbëlsirat artificiale nga dieta juaj.

– Mos pini alkool, duhan, mos përtypni çamçakëz, mos hani ushqim të konservuar.

– Bëhu gjithmonë pozitiv dhe buzëqeshnë. Kjo do të përshpejtojë sekretimin e hormoneve terapeutike.

– Mos flisni ose të veproni negativisht në lidhje me veten apo të tjerët. Ky është një veprim i pashëndetshëm.

– Bëhu i gatshëm të falësh – kjo ju largon prej urrejtjes dhe zemërimit, të cilat kanë efekt negativ në sekretimin e hormoneve dhe dëmtimin e shëndetit të përgjithshëm. Falim të tjerët për të ndihmuar veten.

– Hani një sasi të vogël të bajameve dhe arrave çdo ditë. Është e rekomanduar gjithashtu të konsumoni çdo ditë dy lugë pluhur liri të freskët (ose dy lugë vaj liri). Marr nga Mjeksia Arbe

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit