Benatia: Dua që fëmijët e mi të rriten në frymën Islame

0
140

Futbollisti maroken, Medhi Benatia është prezantuar si lojtari më i ri i ekipit të Al Duhail. Mbrojtësi 31-vjeçar u largua nga rradhët e skuadrës kampione të Italisë, Juventus, për t’u transferuar drejt Katarit, ku tashmë do të mbrojë ngjyrat e kampionëve të këtij vendi.

Benatia pas prezantimit të tij treguar edhe arsyen e një vendimi të këtillë si dhe objektivat që ka me skuadrën e tij të re.

“Al Duhail ishte zgjedhja më e mirë për mua dhe familjen time. Dua të arrij shumë objektiva me këtë ekip. Kam veshur fanella të rëndësishme si Roma, Bajern Munih dhe Juventus dhe kam fituar shumë trofe. Tani kam objektiva të reja. Ky ekip mund të fitojë Ligën e Kampionëve të Azisë.”

“Unë besoj se zgjedhja ime duhet të respektohet, sepse mendova se ishte më e mira për mua dhe familjen time. Dua që fëmijët e mi të rriten në një ambient islamik. Mund të kisha shkuar dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe ose në Arabinë Saudite, por e kam preferuar Katarin sepse shumë lojtarë të ekipit kombëtar maroken luajnë këtu.” – ka thënë Benatia.

Ai pjesë e Juventusit ishte për një vit e gjysmë, ndërsa brenda kësaj periudhe me fanellën ‘bardhezi’ kishte zhvilluar 59 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola.