6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Bëhu politikan: Sipas projektligjit të ri kështu do të jenë pagat në Kosovë

Më të lexuarat

Sipas projektligjit të ri për pagat, i pari për nga pagesa do të jetë i pari i shtetit, pasuar nga kryeministri, kryekuvendar e kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti do të ketë pagë 2868 euro, pagë kjo që mbanë koeficientin 12.

Për një, koeficient më të vogël kanë kryeministri, kryetari i kuvendit e kryetari i Gjykatës Kushtetuese që me projektligjin e ri parashihet të paguhen me 2629 Euro në muaj.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i shtetit, Kryetari i Këshillit Gjyqësor.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial do të marrin pagë prej 2390 Euro.
Posti i zëvendëskryeministrit ka koeficient 9 apo pagë 2151 euro.

Deputetët, ministrat, drejtori i AKI-së, gjyqtarët e gjykatës kushtetuese e ata të supremes parashihet të kenë pagë bazë prej 2031 euro.

Kryetari i kryeqytetit do te ketë pagë 1912, derisa 359 euro me pak do të paguhen kryetarët e komunave të tjera.

Çdo zëvendës ministër do të ketë pagë bazë 1434 euro.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit