5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

BeH e dyta në listën turistike të vendeve frikësuese

Më të lexuarat

Internet faqja Askmen.com e përgatiti listën e dhjetë vendeve të frikshme të cilat turistët duhet t’i vizitojnë.

Në vendin e dytë të kësaj liste jo të përditshme ndodhet Bosnjë e Hercegovina.

Siç shkruan ky portal, transmeton MIA, turistët akoma në kokat e tyre i kanë fotografitë për Bosnjë e Hercegovinën e shkatërruar, që para njëzetë viteve e rrethuan botën, dhe në bazë të këtij perceptimi e bëjnë fotografinë e plotë të këtij vendi.

Sot në këtë vend akoma mund të shihen dhe të ndjehen frymët e së kaluarës, shkruan Internet faqja. Bosnjë e Hercegovina, thekson portali, është modeluar me luftë. Në përshkrimin e ofertës së BeH përmendet parku nacional Kozara, i cili është i qëlluar për çiklizëm, alpinizëm dhe gjueti.

Rrugët e Sarajevës edhe sot i mbajnë shenjat nga lufta e kaluar. Në fund të fundit, këtu filloi edhe Lufta e parë botërore. Rezultat është historia e pabesueshme dhe kuzhina e shkëlqyer, një prej më të mirave në lindje nga Italia, thekson Askmen.com.

Para BeH-së në vendin e parë të listës ndodhet Burma, e treta është Armenia, pas së cilës pasojnë Uganda, Kolumbia, Indonezia, Irani, Pakistani, Kuba dhe Etiopia./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit