8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Befason analisti i njohur hebre: Izraelin të ndërtojë marrëdhënie me Arabinë Saudite në bazë të këtij ajeti kuranor…

Më të lexuarat

Autori dhe analisti i njohur izraelit, Mordechai Kedar, i ka rekomanduar qeverisë izraelite që marrëdhëniet e ardhshme me Arabinë Saudite t’i ndërtojë duke u bazuar në ajetin kur’anor “Allahu është durimtarët”, nga surja “Bekare”, sepse sicc tha ai, “sabri (durimi) do të sjellë fryte të mira në marrëdhëniet me Arabinë Saudite”.

Ky autor ka kritikuar shpërthimin e entuziazmit, siç e quajti, ndër izraelitët, për shkak se ueb-faqja saudite Elaph publikoi një intervistë me komandantin e Forcave të Armatosura të Izraelit, duke theksuar se shumë njerëz nuk e dinë se personi që ka kryer intervistën nuk është saudit i cili, siç publikuan disa media, fshehurazi vizitoi Izraelin, por Mexhdi Halebi, një palestinez, korrespondent nga Izraeli.

Kedar, gjithashtu, njoftoi publikun izraelit se Elaph, që nga themelimi i tij në vitin 2001 publikon intervista me personalitete izraelite.

“Duket se izraelitët kanë harruar një prej rregullave më të rëndësishme në marrëdhëniet dhe bisedimet në Lindjen e Mesme, të cilën e ka ngritur prof. Moshe Sharon, e që thotë: “Nuk duhet të tregoni shumë entuziazëm, sepse çmimi do të rritet aq shumë saqë nuk do të jeni në gjendje të paguani”, shkruan Kedar dhe shpjegon: “Sauditët na duhen për iranianët dhe ata do të hyjnë në shtrat me djallin nëse duhet, vetëm që të heqin qafe persianët”.

“Ne nuk guxojmë të tregojmë se jemi tepër të interesuar, në mënyrë që t’i detyrojmë ata të vendosin marrëveshjen paqësore me ne sipas kushteve tona. Për shembull, që të pranojnë që ambasada e tyre në Izrael të vendoset në Jerusalem. Përse mu në Jerusalem? Thjesht, vetëm për këtë arsye se ne po kërkojmë”, e këshillon ky analist izraelit qeverinë e tij dhe vazhdon:” Nëse çdo sinjal të palës saudite që bën thirrje për forcimin e marrëdhënieve të pritshme, e presim duke treguar entuziazëm, atëherë ne do të dërgojmë mesazh se nuk kemi mësuar atë që Kur’ani i porositë fqinjtë tanë, se ‘All-llahu është më durimtarët’.

Prandaj, nëse dëshironi që t’ju ndihmojë Zoti, nuk duhet të nguteni, nuk duhet të tregoni emocione haptazi, por duhet të ruani balancën dhe të jeni të duruar”.

Analisti izraelit pasqyron bindjen se Izraeli për shkak të “presionit dhe frikës që kanë sauditët nga iranianët”, do të ketë mundësi që për herë të parë në histori të nënshkruajë një marrëveshje me Arabinë Saudite për paqe sipas kushteve të veta: ambasada e Saudisë në Jerusalem; njohja e Izraelit si shtet i vetëm i hebrenjve; njohjen e të drejtave të imigrantëve që të banojnë në të gjithë territorin e Izraelit; vendosjen e paqes me Arabinë Saudite pavarësisht nga marrëdhëniet Izrael-Palestinë; angazhimin e Arabisë Saudite që të mos votojë kundër Izraelit në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare; vendosjen e plotë të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë bashkëpunimin në fushën e arsimit, industrisë, tregtisë, sportit. “Nëse nuk dëshirojnë, duhet të themi mirupafshim”, këshillon Mordechai Kedar dhe konkludon: “Kushdo që mendon se është e pamundur që të arrijmë një marrëveshje me sauditët, që  do jetë shumë më e mirë sesa marrëdhëniet me Egjiptin dhe Jordanin, ata nuk janë të vetëdijshëm për realitetin”.

Përktheu Jeton Zenuni

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit