13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

BE reagon për dhunën ndaj myslimanëve Rohingya: problemi të zgjidhet nga themeli

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e lartë për politikë dhe siguri të BE-së, Frederika Mogerini ka reaguar për dhunën ndaj myslimanëve Rohingya në Myanmar.

“Jemi duke ndjekur nga afër ngjarjet dramatike në kufirin midis Rakhinës dhe Bangladeshit”, tha Mogherini në një njoftim të shkruar.

Ajo theksoi se krerët e BE-së janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e qeverisë së Myanmar-it, të cilëve u është përcjellur shqetësimi për shkak të ngjarjeve të fundit.

Ajo theksoi se aktualisht është prioritet ndihma humanitare në rajon.

“Duhet të zbatojmë propozimet e përmendura në raport, i cili është përgatitur nën mbikqyrjen e ish-sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, dhe problemi të zgjidhet nga themeli”, tha Mogherini.

Në fund, ajo theksoi se nga takimet dhe bisedat që ka pasur në ditët e mëparshme, ka mësuar se këtë javë do të ndërmerren hapa konkretë për zgjidhjen e problemit.

Ajo shtoi se BE do të intensifikojë më tej ndihmën humanitare në rajon.

Nga ana tjetër, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Zeid bin Ra’ad al-Hussein, deklaroi se gjendja në Rakhine është “një shembull i spastrimit etnik”.

Në sulmet e kryera nga ushtria e Mjanmarit në Rakhinë që nga fundi i gushtit, mijëra myslimanë u vranë nën pretekstin e luftës kundër rebelëve të armatosur. Administrata e Myanmar-it nuk lejon hyrjen ose daljen nga zona, gjë që e bën të pamundur përcaktimin e numrit të saktë të viktimave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit