15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

BE reagon kundër veprimeve të Izraelit ndaj palestinezëve

Më të lexuarat

BE reagon kundër veprimeve të Izraelit ndaj palestinezëve dhe të heqë dorë nga politika e konfiskimit të pronave palestineze

JERUSALEM (AA) – Bashkimi Evropian ka reaguar kundër zbatimeve të Izraelit i cili ka shembur tre shkolla që iu përkasin palestinezëve në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga përfaqësitë e BE-së në Ramallah dhe Jerusalem thuhet se “Çdo nxënës ka të drejtë të marrë arsimin përkatës në siguri dhe në paqe. Përgjegjësia që kanë vendet është që duke ofruar siguri në çështjen se shkollat janë ambiente të sigurta të mbrojnë këtë drejtë dhe ta respektojnë.”

Ndër të tjera në deklaratë nga Izraeli është kërkuar që të rikthejë materialet shkollore që ka konfiskuar para se të shembte shkollat si dhe sipas ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të heqë dorë nga politika e konfiskimit të pronave palestineze dhe politikat e zgjerimit.

Forcat izraelite pas ditë më parë konfiskuan materialet arsimore të tre shkollave në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor, më pas i shembi ndërtesat me arsyetimin se janë “pa leje”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit