14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

BE pesë kushte Serbisë për Kosovën

Më të lexuarat

Gazeta “Politika” e Beogradit sot këmbëngul në vërtetësinë e shkrimit të saj publikuar të martën për kushtet shtesë që Bashkimi Evropian ia ka vënë Serbisë për Kosovën, transmeton koha.

Pasi thekson se “Politika” nuk do të bëhet e verbër për ato që i kërkohen Serbisë, ajo rithekson se këto janë kushtet për Serbinë që kanë të bëjnë me Kosovën nëse Serbia do të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE:

• Zbatimi i marrëveshjeve të deritashme ndërmjet Beogradit e Prishtinës (të cilat Beogradi, Prishtina dhe Brukseli ndryshe i interpretojnë)
• Suspendimi i institucioneve paralele në veri me ç’rast nuk mendohet ente shëndetësore e arsimore
• Hapja e Zyrës së Beogradit në Prishtinë dhe e Prishtinës në Beograd
• Suspendimi i Gjyqit në Mitrovicë
• Kodi i posaçëm telefonik për Kosovën
• Takimi në nivelin më të lartë Serbi – Kosovë.

Gazeta sqaron se është e vërtetë se këto nuk janë kushte zyrtare të Komisionit Evropian, por është e vërtetë se këto qëndrime disa herë i janë kumtuar palës serbe nga vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.
Аleksandër Vuçiq, zëvendëskryetar i partisë së Tomislav Nikoliqit ka thënë se hapja e zyrës nuk është qëndrim zyrtar i BE, por për këtë po flitet tash e dy vjet./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit